Pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, Mancini drejt largimit

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 09:32 | Futboll
Pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, Mancini drejt largimit

Roberto Mancini drejt dorëheqjes nga posti i trajnerit të Italisë. Sipas mediave sportive italiane, vendimi është marrë tashmë, pavarësisht se Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, po kërkon me të gjitha mënyrat që t’i ndryshojë mendjen.

Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, që e la Italinë pa Botëror për herë të dytë radhazi, Mancini ka vendosur të largohet nga detyra, duke drejtuar “axurrët” për herë të fundit në ndeshjen e së martës, ndaj Turqisë.

Mendohet që pasuesi i tij të jetë Fabio Cannavaro, me Marcello Lippin si drejtor teknik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/24/italia-pa-boteror-maqedonia-e-veriut-ben-surprizen-e-madhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos