All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kuqezinjtë, gati për Spanjën. Reja: Do të japim maksimumin

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 22:03 | Futboll
Kuqezinjtë, gati për Spanjën. Reja: Do të japim maksimumin
All - Paragraf - 1

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli këtë të premte përgatitjet në Barcelonë, në kuadër të miqësores së parë, atë ndaj Spanjës. Seanca e funndit stërvitore zgjati rreth dy orë dhe grupi ishte i plotë.

Të gjithë lojtarët gëzojnë një formë të mirë dhe konkurrenca pritet të jetë e lartë në çdo repart. Kështu është shprehur dhe trajneri italian, Edy Reja. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, Reja theksoi se duhet një paraqitje e mirë: “Mua do më pëlqente të dilnim nga fusha me një paraqitje të mirë. Po përmirësohemi, doja të kisha dy komponentët si lojën dhe rezultatin. Doja të mos bënim paraqitje si me Anglinë apo Francën në të kaluarën, më pëlqen që të luajmë mirë. Na vlen për të parë progresin që po bëjmë. Duhet të shohim se në çfarë pike jemi, ku janë lojtarët. Janë dy ndeshje të rëndësishme. Edhe me Gjeorgjinë do shohim lojtarët dhe formën e tyre dhe rritjen tonë në lojë. Edhe mua do më pëlqente të isha në fushë, të luaja këtë ndeshje me Spanjën si futbollist. I kisha kërkuar Federatës një miqësore të fortë dhe kjo është Spanja. Lojtarët po punojnë për maksimumin dhe duan të tregojnë vlerat”.

All - Paragraf - 3

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili u shpreh se dueli ndaj Spanjës është një test i mirë për të parë nivelin e skuadrës: “Normal që është një ndeshje shumë e bukur për ta luajtur të gjithë. Për ne është një ndeshje me karikim të madh. Shpresojmë të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat të mirë për ne dhe të ardhmen tonë. Dihet se Spanja është ndër skuadrat më të mira në lojën e shpejtë. Kemi provuar 2 skema në stërvitje, e para për të pritur dhe e dyta nëse gjejmë rast për të sulmuar do të shkojmë përpara”.

Kuqezinjtë luajnë këtë të shtunë në orën 19:45 ndaj Spanjës, ndërsa 3 ditë më vonë presin Gjeorgjinë në Tiranë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos