Formati i ri i Champions, 36 ekipe pjesëmarrëse, nuk ka më rënie në Europa League

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 07:12 | Futboll
Formati i ri i Champions, 36 ekipe pjesëmarrëse, nuk ka më

Revolucion në formatin e Champions League. UEFA vendosi që nga sezoni 2024-2025 të ndryshojë organizimi i aktivitetit më të rëndësishëm për klube.

Risia e parë është rritja e ekipeve në fazën finale: nga 32, aty do të luajnë 36 ekipe. Ndryshimi do të prekë kalendarin dhe kualifikimin, ku dy vendet me renditjen më të mirë do të kenë dy bileta shtesë. Vendi i pestë i kampionatit në Angli, Spanjë apo Itali mund të vlejë pjesëmarrjen në Champions.

36 skuadrat nuk do të ndahen në grupe, por do të luajnë në një format të ngjashëm me kampionatet, ashtu si Euroliga e basketbollit. Në këtë rast nuk mund të zhvillohen 35 javë Champions-i, por sipas shortit dhe bazuar me vazot përkatëse, ekipet do të luajnë me të njëjtin numër kundërshtarësh. Nëse tani çdo ekip luan 6 ndeshje në grupe, me këtë sistem do të luajë tetë sfida: 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe.

Tetë skuadrat e para nga 32 kalojnë në 1/8, ekipet nga vendi i 9 në të 24-tin luajnë ndeshje play-off për 8 biletat e mbetura, ndërsa skuadrat e tjera eliminohen dhe nuk kanë shansin as të zbresin në Europa apo Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos