Partizani lë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 22:41 | Futboll

Partizani barazoi 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë.

Pas një pjese të parë pa gola, të kuqtë e panë veten në disavantazh në minutën e 58, kur Antilevski ndëshkoi portierin Qirko.

8 minuta më vonë, Tedi Cara barazoi rezultatin pas zhvillimeve të një goditjeje këndi.

Pas një jave, në Hungari, Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit bjellorus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos