Shqipëria anëtarësohet në Këshillin Botëror të Boksit

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 13:07 | Sporte të tjera
Shqipëria anëtarësohet në Këshillin Botëror

Një arritje e jashtëzakonshme për boksin shqiptar. Shqipëria është zyrtarisht e anëtarësuar në Këshillin Botërore të Boksit dhe të gjithë sportistët mund të garojnë me flamurin kuqezi. Lajmin e bëri publik vetë presidenti i Federatës Botërore të Boksit, Mauricio Suleiman.

Pas vizitës së tij në Tiranës, ai zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët dhe figura të njohura të boksit, ku i dorëzoi certifikatën presidentit të unionit të boksit shqiptar, Ilir Bregasi.

“I jam shumë mirënjohës presidentit Bregasi për mikpritjen e ngrohtë dhe si asnjëherë tjetër. Një vend shumë i bukur Tirana dhe unë jam i bindur se i ka të gjitha mundësitë për të qenë një anëtare e denjë e WBC-së. Për më tepër, ka qenë, por tani është anëtare me të drejta të plota”.

Ai theksoi se dëshiron të organizojë një ndeshje në stadiumin kombëtar në Tiranë, pasi impianti i ka pëlqyer shumë.

“Ne do të bëjmë çmos që Tirana të jetë kryeqyteti i boksit në Shqipëri. Shoh të rinj që mund ta kenë atë brez të gjelbër me të artë. E gjelbra është shpresë. U premtoj se do të bëjë më të mirën time që të punojmë për trajnimin, të punojmë së bashku, u shpreh mes të tjerash numri një i boksit”.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ajo e datës 18 qershor, ku Shqipëria do të përfaqësohet me boksierin Amarildo Vraja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos