Formularët për Kuvendin e PD, degët 3 dhe 6 publikojnë emrat e delegatëve që kanë firmosur

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 11:56 | Politikë
Formularët për Kuvendin e PD, degët 3 dhe 6 publikojnë emrat

Një përfaqësi e anëtarëve të kryesisë së degëve 6 dhe 3 të Partisë Demokratike në Tiranë, lexuan para kamerave shumicën e emrave të delegatëve që kanë firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datën 11 dhjetor, datë e propozuar nga Sali Berisha. Sipas verifikimeve që thanë se kryen në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, rezulton se të gjithë formularët e firmosur në degët e tyre janë të vlefshëm.

“80 prej delegatëve të degës numër 6 kanë firmosur, 58 prej tyre kanë pranuar që t’u bëhen publikë emrat. Janë 65 formularë, lexova këto emra, sepse 7 personat e tjerë janë në marrëdhënie pune dhe nuk donin t’u dilnin emrat. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100%”, tha kryetarja e degës 6, Onelda Zefi.

Të martën, ishte deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, për të bërë verifikimin e firmave në degët 5 dhe 7 në Tiranë, nga ku rezultoi se më shumë se 56% e delegatëve në këto 2 degë, kishin firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos