
Zgjedhjet vendore u mbajtën jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoninë e Veriut, me liderët e dy partive më të mëdha që ende deklarojnë fitoren ose rezultate t\pëlqyeshme.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë cilësoi rezultatet paraprake, duke thënë se “nuk është fitorja e madhe, por hapi i parë drejt saj” .
Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Ljupco Nikollovski, tha se pretendojnë fitoren në 20 komuna, pjesa më e madhe në raundin e parë.
Ai tha se udhëheqin në komunat e Koçan, Karposh, Qendër, Pehçev, Demir KApi, Demir Hisar, Rosaman, gjithashtu edhe në Qytetin e Shkupit.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, deklaroi se në Tetovë janë përpara dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. (A2 Televizion)