Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarkovski vlerëson pozitivisht procesin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 17:46 | Ballkani
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarkovski

Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e vlerësoi pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në komunat e këtij vendi.

 “Sipas informacioneve të deritanishme gjithçka po zhvillohet në atmosferë kryesisht pozitive. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë njësoj deri në mbyllje e procesit zgjedhor në orën 19:00, kur edhe do të nisë numërimi dhe publikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale. Çdo shtet serioz duhet të qëndrojë i mobilizuar deri në fund të procesit dhe ne presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta ruajmë kredibilitetin e zgjedhjeve”, deklaroi presidenti maqedonas.

https://a2news.com/2021/10/17/zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-vonesa-e-nderprerje-probleme-me-aparatet-biometrike/

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 21% e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos