Franca dëbon 6 rusë të akuzuar për spiunazh

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 21:24 | Bota
Franca dëbon 6 rusë të akuzuar për spiunazh

Gjashtë rusë të dyshuar se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë. Ministria e jashtme franceze ka deklaruar se: “Të gjashtë rusët supozohej se punonin nën mbulesë diplomatike" dhe po punonin në kundërshtim me interesat tona kombëtare".

Sipas deklaratës së ministrisë franceze operacioni klandestin u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera.

Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë, si dhe shumë vende të tjera europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos