
Franca ka përjetuar sot ditën e saj më të zezë në luftën kundër koronavirusit. Vendi evropian po i afrohet 100 mijë rasteve (98000), 5171 i të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.
Sot vendi ka shënuar bilancin më të lartë të vdekjeve, 833, duke rritur viktimat totale në 8911.
Ndërkohë, sipas Ministrit të Ekonomisë franceze Bruno Le Maire, Franca do të përjetojë gjatë këtij viti recesionin më të madh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Parisi zyrtar ka paralajmëruar një seri masash shumë më shtrënguese për ditët në vijim. (A2 Televizion)