Vetizolohet Merkel, u takua me mjekun e infektuar me koronavirus

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 19:40 | Bota
Vetizolohet Merkel, u takua me mjekun e infektuar me koronavirus

Kancelarja gjermane Angela Merkel është futur në karantinë pasi u takua të premten me një mjek i cili më pas u diagnostikua me koronavirus. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj.

Ajo u informua për kontaktin pas një konference për mediat të dielën gjatë të cilës njoftoi për masat e reja të qeverisë për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Gjermania ndaloi grumbullimet me më shumë se dy persona jashtë ambienteve të punës dhe shtëpisë për dy javët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos