Momente paniku kanë kaluar qindra pasagjerë në aeroportet e Britanisë, Francës dhe Holandës, për shkak të stuhisë së fuqishme “Ciara” që ka goditur këtë pjesë të Europës. Erëra të forta kanë shkaktuar probleme në shumë aeroporte dhe kanë penguar avionët të ulen normalisht në pista.
Video të shumtë janë shfaqur online të avionëve që hasin probleme për shkak të stuhisë dhe në disa raste ata devijojnë nga plani t’u ulur. Deri në këto momente raportohet se mbi 200 fluturime janë anuluar vetëm në aeroportet kryesore të Britanisë. (A2 Televizion)