Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në lidhje me verifikimin e kryer për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Pas verifikimeve të kryera, Prokuroria e Përgjithshme ka zbuluar se kryebashkiaku Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi me një vendim të formës së prerë për veprën penale të përleshjes dhe konfliktit, vepër kjo që në Shqipëri konvertohet me gjobë.
Kryebashkiaku Qerim Ismailaj e kishte fshehur këtë dënim në formularin e dekriminalizimit, por ishte Partia Demokratike në janar të vitit 2020 që denoncoi shkeljen. (A2 Televizion)