
Mëngjes i kthjellët, por i freskët, temperaturat kanë shënuar një tjetër rënie të lehtë sot. Duke iu afruar mesditës do të shfaqen vranësira të përkohshme në ultësirën perëndimore ndërsa më të shpeshta në zonat malore, por nuk do të ketë shi.
Temperaturat e mesditës mbeten konstante në zonat malore deri 24 °C, por do të rriten lehte vlerat e mesditës në shtrirjen perëndimore ku maksimumi shënon 29-30°C.
Era do të vijojë të fryjë deri mesatare në territor, por edhe e fortë pas mesditës në zonat perëndimore nga drejtimi verior ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të ngjitet deri 4 ballë. (A2 Televizion)