Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Shëngjin

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 21:50 | Aktualitet
Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Shëngjin

Aksioni i Inspektoratit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur dhe në plazhin e Shëngjinit.

Puna ka nisur në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në kuadër të këtij aksioni, në Ranën e Hedhur, Shëngjin, Tale dhe Patok.

Në mbështetje të IKMT ka qenë dhe policia dhe Inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos