
Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas italian, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën 2 g lëndë narkotike e llojit marijuhanë. Droga u gjet në pjesën fundore të bagazhit, brenda gomës rezervë.
Policia arrestoi 50-vjeçarin me iniciale G. A., për trafik të narkotikëve, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)