
Sot sistemi parauniversitar në vend nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sipas së cilës, ky vendim do të jete në fuqi deri të premten.
Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anti-covid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi. (A2 Televizion)