Kurti: Nuk do të hakmerremi, por do të kërkojmë përgjegjësi

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 23:58 | Aktualitet
Kurti: Nuk do të hakmerremi, por do të kërkojmë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, falënderoi të gjithë ata që mundësuan fitoren e partisë së tij në zgjedhjet në Kosovë, por nuk harroi të përmendte edhe kundërshtarët politikë. “Demokracia jonë ka nevojë për opozitë të mirëfilltë që e mban në kontroll pushtetin”, tha Kurti në fjalimin e fitores.

“Kjo është vetëm mundësia që të fillojmë ndryshimin që e duam. Rruga përpara është e gjatë dhe do të bëjmë ndonjë gabim, por qëllimin e kemi të mirë dhe fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit. Kjo fitore është e juaja, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit”, tha Kurti. “Kjo ditë do të mbahet mend si dita kur populli tejkaloi përçarjet dhe mori fatin në duart e veta”.

“Tashmë e kemi bërë koalicionin, me presidenten Vjosa Osmanin dhe kjo ka ndodhur para zgjedhjeve. Ky rezultat na e konfirmon se nuk kemi nevojë, përveç se interes, për ata të cilët duhet të reformohen në opozitë. “Ne nuk do ta kemi prioritet formimin e ekipit për dialogun me Serbinë. Prioritet kemi drejtësinë dhe punësimin”, shtoi Kurti.

“Na duhen 61 deputetë për të formuar qeverinë, por duke qenë se kemi bërë koalicion parazgjedhor, fituam sot. Do të presim numërimin e të gjithë votave dhe do ta formojmë qeverinë pa ata që duhet të reformohen në opozitë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos