FSHF akuzon Veliajn për ndërhyrje në garën për president të Federatës

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 15:42 | Futboll
FSHF akuzon Veliajn për ndërhyrje në garën për

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një material audio, me të cilin denoncon kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se po ndërhyn në zgjedhjet për president të FSHF, që mbahen më 2 mars.

Sipas FSHF, Veliaj ka kërkuar nga anëtarët e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, që të mbështesin kandidatin Eduard Prodani për të kryesuar këtë shoqatë.

“Veliaj ka bërë një ndërhyrje skandaloze të politikës në çështjet që i takojnë komunitetit të futbollit. Në këtë takim kryebashkiaku duke iu drejtuar të pranishmëve me fraza shumë të rënda dhe fjalori prej një rrugaçi dhe një të forti lagjeje, në disa momente dhe si prokuror”, thotë FSHF.

Veliaj nuk ka reaguar pas publikimit të materialit audio, por në llogarinë e tij në Facebook postoi fotografi nga një takim me Efraim Barak, të cilin e cilësoi “kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive”. “Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë me ekspertizë në krijimin e gjykatës sportive KAS shqiptar”, shkroi Veliaj.

https://a2news.com/2022/01/24/prokuroria-e-tiranes-nis-hetimet-per-presidentin-e-fshf-armand-duka/

Këtë të hënë, Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Organi që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, ka nisur çështjen me akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, pas referimit të bërë nga policia e shtetit.

Dosja për mbledhjen e materialeve nisi kryesisht prej gjyqit të FSHF me përmbaruesit për bllokimin e disa llogarive të institucionit që drejton futbollin. Akuza në atë rast lidhej me kalimin e jashtëligjshëm të fondeve në adresë të klubit Tirana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos