Merkatoja e dimrit, Regi Lushkja te Sheriff Tiraspol, dy duelet e fundit me Laçin

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 14:58 | Futboll
Merkatoja e dimrit, Regi Lushkja te Sheriff Tiraspol, dy duelet e fundit me

Regi Lushkja mund të quhet lojtari më i ri i Sheriff Tiraspolit. 25-vjeçari ka arritur një akord paraprak me klubin moldav dhe transferimi i tij do të kushtojë rreth 350 mijë euro.

Lajmin e konfirmoi dhe vetë trajneri Mirel Josa që pas fitores me Teutën u shpreh se duhet të mendojnë që tani për zëvendësuesin e Lushkjes.

Lojtari nga Kavaja ka spikatur në Kategorinë Superiore, e veçanërisht sezonin e fundit ku u shpall dhe mesfushori më i mirë i vitit.

Shpejtësia dhe grinta në fushën e blertë bënë që futbollisti nga Kavaja të ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Laçi, duke blinduar vendin e titullarit që nga 2016, viti kur u afrua nga akademia e Besës te skuadra kurbinase.

Mësohet se Lushkja do të jetë në dispozicion të ekipit dhe këtë mesjavë në Kupë përballë Egantias, ndërsa duelin e fundit me fanellën e Laçit do ta luajë të hënën përballë Partizanin për t’u nisur më pas drejt Moldavisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos