
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.
Sipas njoftimit të FSHF-së, e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Kompanitë e interesuara duhet të përmbushin kriteret bazë, që janë: të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milionë euro në vit dhe të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.
Shitja e të drejtave të emrit, siç njofton FSHF-ja, do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit. Kompanitë e interesuara do të duhet të shfaqin interesin e tyre deri në datën 15 gusht. (A2 Televizion)