
Refuzimin e Lulzim Bashës për të dialoguar me socialistët, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e shpjegon me garën e brendshme për kryetar të PD-së.
Balla shprehu bindjen se pas 13 qershorit, Basha do të jetë kryetar dhe do të ndryshojë qëndrim, pasi opozita tashmë e ka kuptuar ku e çoi bojkoti dhe refuzimi i dialogut.
“Kryeministri Rama e ka shprehur shumë qartë gatishmërinë për të krijuar një frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën, e cila duhet të gjejë veten për të dhënë kontributin e saj në këtë proces historik. Në legjislaturën e re të Kuvendit, duhet të kemi mundësi që të krijojmë ura të reja dialogu politik, në kuadër të disa reformave të rëndësishme. Rruga e bojkotit dhe moskomunikimit e ka provuar dhe nuk e kanë çuar gjëkundi. Prandaj, pas etheve të së dielës, zoti Basha do ta kuptojë që ne jemi kundërshtari politik, por në fund të fundit jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të ngremë një komunikim të ri”, tha Basha. (A2 Televizion)