Fundjava nuk mjafton për Shkodrën, javën tjetër sërish përmbytje

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 13:34 | Aktualitet
Fundjava nuk mjafton për Shkodrën, javën tjetër sërish

Megjithëse uji po tërhiqet me disa cm në ditë nga zona e Nënshkodrës, tri ditët në vijim nuk do të mjaftojnë në përmirësimin e situatës.

E hëna sjell reshje mesatare dhe rrebeshe, kryesisht në veri të vendit, të cilat rrisin prurjet në lumenjtë e veriut.

Duke shtuar këtu edhe temperaturat e larta që vijojnë gjatë gjithë periudhës me reshje, pritet shkrirje e një sasie të konsiderueshme e dëborës në zonat malore deri në një mijë metra;

Në zonat më të larta dëbora reziston edhe kësaj jave.

Një faktor shtesë në këtë ngjarje atmosferike janë reshjet me intensitete të larta në Malin e Zi, ku një pjesë e mirë e tyre ushqen liqenin e Shkodrës, duke penguar në këtë mënyrë largimin e ujit nga zonat e përmbytura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos