
Periudha e verës si çdo vit sjell edhe shqetësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetet e vendit dhe veçanërisht në zonat turistike bregdetare.
Ujësjellësi i Shkodrës ka kaluar në gatishmëri në këtë periudhë për të garantuar furnizimin me ujë në zonën e Velipojës, por edhe abonentëve të Bashkisë së Shkodrës.
Por drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës paralajmëron një aksion për të gjithë ato biznese që në mënyrë abuzive ndërhyjnë në linja.
Lavazhet janë një tjetër problematikë për këtë ndërrmarrje dhe drejtuesi i saj apelon për formalizimin e tyre dhe pagesën e detyrimeve për shfrytëzimin e rrjetit të ujësjellësit.
Ndërkohë sa i takon arkëtimeve, drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës shprehet se si në situatë pandemike që ka kaluar vendi, arkëtimet janë të kënaqshme në Bashkinë e Shkodrës. (A2 Televizion)