Realizohet ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët i shpëtojnë jetën 54-vjeçares me tumor

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 11:08 | Aktualitet
Realizohet ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët i

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT.

Manastirliu njofton se pas një operacioni që zgjati plot 7 orë, mjekët i kanë shpëtuar jetën pacientes 54-vjeçare me tumor primar renal.

“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54-vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën??

?⚕️ Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi ??”, njofton Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos