Fushata, Islami: Përplaset drita me errësirën. Njerëzit kanë frikë të thonë të vërtetën

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 10:53 | Politikë
Fushata, Islami: Përplaset drita me errësirën. Njerëzit

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm, ishte i ftuar në A2 nga ku komentoi fushatën zgjedhore. Ai u shpreh se njerëzit kanë frikë të thonë të vërtetën, madje, sipas tij, këtë e bëjnë edhe në sondazhe.

“Është e pamundur që të mos jesh i drejtë dhe i ndershëm. Takoj shumë njerëz që të cilët kanë frikë të thonë të vërtetën, madje këtë nuk e bëjnë as në sondazhe. Kjo ka ndodhur gjithë kohës në një regjim autoritar që të heq nga puna, të heq pensionin, asistencën”.

Islami u shpreh më tej se fushata është asimetrike. “Përplaset drita me errësirën. Nga njëra anë kemi një projekt, ekip, me një program të standardeve europiane dhe nga ana tjetër kemi një qasje të errët dhe të errësirës. Dalin kryesisht natën, shtrojnë rrugët natën, bëjnë punë natën. E keqja është bërë model suksesi”, tha Islami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos