
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka nisur procedim penal ndaj dy personave në Vlorë, pasi akuzohen për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.
Sipas policisë, procedimi ka nisur ndaj shtetasit turk, Abdulgafur Balikci, si dhe ndaj shtetasit Jorisild Muçaj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)