
Pas 72 orë diskutimesh, anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ miratuan aktin që i vendos bllokadën qeverisë katër muaj para datës së zgjedhjeve.
Pas gjetjes së dakordësisë, anëtarët dolën nga pozicionet e tyre politike duke vendosur që qeveria nuk mund të miratojë kontrata koncesionesh katër muaj nga data e zgjedhjeve nëse nuk i ka planifikuar.
Akti ndalon gjithashtu edhe zhvillimin e aktiviteteve publike, si edhe dhënien e mbështetjes financiare për projekte të pa planifikuara.
Përsa i përket përfshirjes së punonjësve shtetëror në fushatë, KQZ vuri si klauzolë që administrata e ka të ndaluar të marrë pjesë në takime elektorale edhe online gjatë orarit të punës, duke qenë se vendi vijon të jetë në kushtet e masave kufizuese. (A2 Televizion)