Gjykata zvicerane kërkon 28 muaj burg për Al-Khelaifi

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 08:26 | Futboll
Gjykata zvicerane kërkon 28 muaj burg për Al-Khelaifi

Edhe pse dy fitoret radhazi në Ligue 1 qetësuan disi situatën, sërish PSG nuk gjen paqe. Tashmë, shënjestër është bërë presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi, i cili mund të përfundojë në burg.

Sipas agjencisë së lajmeve “Keystone ATS”, drejtësia zvicerane ka kërkuar 28 muaj burgim për Al-Khelaifi, pasi akuzohet për ryshfet.

Al-Khelaifi, gjithashtu president i “BeIN Media”, akuzohet për ryshfet ndaj Jerome Valcke, ish-nënkryetar i FIFA-s, për të marrë të drejtat televizive të Kupave të Botës 2026 dhe 2030. Ndërkohë, për Valcke është kërkuar një burgim prej 3 vjetësh.

Gjyqi për këtë çështje nisi disa muaj më parë në Gjykatën Federale Penale në Bellinzona të Zvicrës, ndërsa vendimi pritet të dalë më 30 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos