Krasnodar fiton ndaj Paok, Salzburg përmbys izraelitët e Maccabi

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 08:14 | Futboll
Krasnodar fiton ndaj Paok, Salzburg përmbys izraelitët e Maccabi

Rusët e Krasnodar dhe skuadra austriake e Salzburg kanë hedhur një hap drejt grupeve të Champions League. Krasnodar mundi 2-1 Paok-un e futbollistit shqiptar Enea Mihaj ndërsa Salzburg fitoi me të njëjtat shifra në transfertë kundër Maccabi Tel Aviv.

Rezultatet gjithsesi mbeten të hapura dhe kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme. Kjo për arsye se ndryshe nga turet e mëparshme apo edhe nga eliminatoret e Europa League, "play off"-i i Champions League u vendos të zhvillohej me dy takime.

Ndeshja tjetër, ajo mes Slavia Praga dhe Midtjylland përfundoi në barazim pa gola.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos