Një skandal i ri në futbollin e femrave. Ish-futbollistja suedeze Nilla Fischer ka zbuluar në librin e saj biografik një episod të pakëndshëm në Botërorin e vitit 2011, që u luajt në Gjermani.
Sipas ish-mbrojtëses, për të vërtetuar që ishin pjesë e ekipit të femrave, ajo dhe disa shoqe të saj të skuadrës u detyruan që të tregonin organet gjenitale para doktorit të Suedisë.










“Na thanë që duhet të rruheshim “aty poshtë” dhe se duhet t’i tregonim gjenitalet mjekut të ekipit. Nuk e kuptuam pjesën e të rruarit, por bëmë atë që na thanë. Menduam që nuk kishim pse të detyroheshim, menduam që kishte mënyra të tjera për ta vërtetuar, por nuk donim të rrezikonim pjesëmarrjen tonë në Botëror. Bëmë çfarë na thanë, pavarësisht se u ndjemë të poshtëruara”, tregon Fischer.
“Kaluam të gjitha para komisionit mjekësor për ekzaminim, që do të thotë se dolëm nudo, dhe pasi na pa të gjithave, mjeku konfirmoi se ekipi ynë përbëhej nga femra. Edhe pse kishim një ambient shumë të mirë në ekip, më të mirin për të bërë diçka të tillë, nuk u ndjemë rehat”, shtoi ish-futbollistja.
Një masë e tillë u mor atëherë për shkak se kishte dyshime se disa ekipe afrikane po luanin me meshkuj turnetë e femrave. (A2 Televizion)