Futi binjakët 2-muajsh në një arkë pas biçikletës, arrestohet nëna 36-vjeçare

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 13:52 | Bota

Oficerët e policisë në SHBA janë shokuar nga veprimi i një nëne të re, e cila ka përfunduar pas hekurave, pas veprimit të papërgjegjshëm që ajo bëri me fëmijët e saj të vegjël.

36-vjeçarja u arrestua nga policia pasi u kap duke mbajtur binjakët vetëm 2-muajsh në një arkë në pjesën e pasme të biçikletës, raportojnë mediat amerikane.

Por, ajo që bën më shumë habi është deklarata e kësaj nëne. Mësohet se 36-vjeçarja ka thënë para gjykatës se nuk e sheh të rrezikshëm mënyrën se si mbante fëmijët kur lëvizte me biçikletë.

Pas kësaj gruas i janë vënë prangat dhe për bebet kujdeset babai, ndërsa ajo është dërguar në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos