Gara pa garë e Lulzim Bashës, më 29 korrik votohet rikthimi i tij në krye të PD-së zyrtare

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 13:20 | Politikë
Gara pa garë e Lulzim Bashës, më 29 korrik votohet rikthimi i tij

Pasi njerëzit e Lulzim Bashës në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar i siguruan atij se do të mbaheshin zgjedhjet për kryetar në PD, ata vendosën thirrjen e anëtarësisë për votime me 29 korrik.

Me dorëheqjen e të komanduarit Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha nisi rrugën drejt kreut të PD me vulë e logo zyrtare, sipas një plani të paramenduar, por në të cilin e lanë vetëm edhe Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

Mes një debati për procedurat dhe statutin, Basha u kujdes fillimisht të shfaqej në publik disa javë para se të flitej për zgjedhje për drejtuesin e ri.

U thoshte te pranishmëve që ka reflektuar e ndryshuar, por të paktën raporti me median tregoi te kundërtën.

29 korriku u vendos, zyrtarizoi emrin në garë, nuk i mungoi në asnjë kandidat rival.

Gjergji Hani e kishte takuar Bashën paraprakisht.

Me nisjen e fushatës, Basha hoqi dorë dhe nga takimet me regji. Takimet i njofton ditë pas dite në në Facebook.

Tezat e tij janë të përhershmet: listat e hapura, vetting në politikë, kufizimin të mandateve, vota e diasporës, zgjedhja e Presidentit nga populli.

Çfarë nuk realizoi për 9 vite si kryetar zotohet t’i përmbushë sapo të vijë në krye të PD së, tashmë të  çarë në tre pjesë.

Ndryshe nga Basha, Gjergji Hani të paktën ka shënuar një dalje përballë gazetarëve.  Por veprimi i tij nuk ka lidhje me sfidën që kërkon gara kundër Bashës për drejtim partie.

Është parë që të shoqërojë Lulzim Bashën në disa takime, ku më shumë duket si mbështetës se sa në garë me të.

Këto zgjedhje zyrtarizuan ndarjen e PD në 3 pjesë, rithemelimin të drejtuar nga Sali Berisha, Gazment Bardhin me deputetët që kundërshtojnë rikthimin e Bashës dhe vetë Basha më njerëzit e tij.

Zgjedhjet e 29 korrikut që pritet të rikthejnë Lulzim Bashën aty ku e la më 21 mars të 2022, do të zhvillohen mes një sërë paqartësish për rrugën statutore dhe ajo që është më kryesorja, listën e anëtarësisë. Nderkohe që historia e Partisë Demokratike është ende një çështje gjyqësori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos