Hoxha mesazh Velisë: Në Rrogozhinë do marrësh përgjigjen që s’ta dha Belindi në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 08:47 | Politikë
Hoxha mesazh Velisë: Në Rrogozhinë do marrësh

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë ka inspektuar mëngjesin e së dielës procesin e votimit në një nga QV-të e kësaj bashkie.

Shkëlqim Hoxha u shpreh optimist se në këto zgjedhje, pjesëmarrja do të jetë edhe më e lartë se në 14 maj, pavarësisht se jemi në sezonin e verës.

I pyetur për akuzat që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj tij, Hoxha tha se bëhet fjalë për mashtrime.

Me demagogji nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që s’ia dha Belindi në Tiranë,” u shpreh ai për mediat.

Në rast se nuk i fiton këto zgjedhje, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” deklaroi se do të shtrëngojë duart me Edison Memollën e PS-së.

Në zgjedhjet e 14 majit, të cilat u shpallën të pavlefshme, Edison Memolla i PS-së siguroi 5129 ose 50.10% të votave, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” 5108 ose 49.90 % të votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos