Gara për presidentin e KE, Kandidatët përplasen në debatin televiziv

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 14:14 | Bota
Gara për presidentin e KE, Kandidatët përplasen në debatin

6 prej kandidatëve të partive politike europiane për postin e presidentit të Komisionit Europian, të njohur si “Spitzenkandidaten”, u përplasën gjatë një debati televiziv lidhur më çështjet që trazojnë unionin.

Gjatë debatit 90 minutësh, të pagëzuar si “Presidencial” nga Parlamenti Europian, zëvendëspresidenti në largim i KE, Frans Timmermans paralajmëroi kundër rrezikut të ndarjes, duke përmendur shembullin e Britanisë së Madhe.

“Shikoni se çfarë i ka bërë Brexiti Mbretërisë së bashkuar. Ajo duket sot si “Game of Thrones” me steriode dhe kjo për shkak të politikave përçarëse. Për ketë arsye ne kemi përgjegjësinë t’i ofrojmë qytetarëve tanë, propozime që do t’i bëjnë të rikthehen në projektin Europian”, tha Frans Timmermans.

Aleati i kancelares Angela Merkel dhe presidenti aktual të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, Manfred Weber fajësoi mungesën e demokracisë në funksionimin e bllokut.

“Nëse doni t’i kundërpërgjigjeni euroskepticizmit në rritje, duhet ta bëjmë Europën demokratike. Në rastin e Brexit, mesazhi kryesor i atyre që votuan për shkëputjen ishte që të rifitonin sovranitetin. Njerëzit nuk e ndjenin më Europën si ‘Europën e tyre’”, tha Manfred Weber, kandidat i Partisë Popullore Europiane.

Ëeber konsinderohet një prej kandidatëve favorit dhe ka premtuar një plan 10 pikësh për Europën. Gjatë debatit, ai tha gjithashtu se do të emërojë një komsioner për të mbikëqyrur një marrëdhënie të re me Europën dhe për të kontrolluar emigracionin. Por bavarezit ju desh të mbrohej nga akuzat e kolegëve të qendrës së djathtë së kishte votuar kundër masave për ndryshimet klimatike.

Komisionerja europiane për konkurrencën Margrethe Vestage, kandidate e liberalëve, kërkoi ashpërsimin e luftës kundër “fake news”.

Secili prej pretendentëve duhet të marrë pjesë në zgjedhjet europiane që mbahen nga 23-26 maj. Ndërsa kritiket e bllokut pritet të shtojnë praninë në parlament me 50 përqind, 6 kandidatët u bënë thirrje europianë që të paktën të marrin pjesë në zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos