
Valtteri Bottas me Mercedes është fituesi i garës së dytë Sprint në Formula 1, që u zhvillua në pistën e Monzës.
Finlandezi la pas Max Verstappen (Red Bull) dhe Daniel Ricciardo (McLaren), por pavarësisht fitores, nesër do të niset nga vendi i fundit, pasi ka ndryshuar motorin në njëvendëshen e tij.
Humbësi i madh i ditës është Lewis Hamilton, i cili u nis nga vendi i dytë në Garën Sprint, por e përfundoi i pesti, përpara makinave Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve, Verstappen fiton edhe dy pikë të tjera ndaj Hamilton, duke e çuar në 5 pikë avantazhin ndaj kampionit të botës në fuqi. (A2 Televizion)