Garda e Republikës, Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 16:35 | Aktualitet
Garda e Republikës, Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin

Komisioni i Sigurisë miratoi në parim projektligjin për Gardën e Republikës. I pranishëm në komisionin e sigurisë zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se ligji vjen si domosdoshmëri për rregullimin dhe funksionimin e Gardës së Republikës.

Hodaj theksoi gjithashtu nevojën që kishte lindur për një ligj të ri për Gardën, pasi periudha e gjatë që ka kaluar nga ligji aktual në fuqi dhe problematikat, që ka diktuar dinamika e punës, kanë bërë të nevojshëm hartimin e këtij projektligji, me synim për t’ia përshtatur situatës aktuale.

https://a2news.com/2021/02/10/projektligji-i-ri-i-gardes-njesohen-gradat-me-policine-por-pa-shtesa-financiare/

Ligji i vjetër, i miratuar në vitin 2003, është miratuar në një kohë, ku siguria e personaliteteve realizohej nga ushtarë të shërbimit të detyrueshëm dhe rrjedhimisht gradat mbartnin terma që u përkasin strukturave të Forcave të Armatosura.

Kështu, projekti i ri rregullon klasifikimin e niveleve të gradave të njëjtë me Policinë e Shtetit, por nuk parashikon shtesë në financa. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/21/21-janari-ne-absolut-4-krasniqi-policia-eshte-perdorur-nga-politika-garda-duhet-reformuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos