Garon e vetme, por pengohet pak metra para finishit

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 21:12 | Futboll

Atletja belge Anne Zagré, e cila nuk e përfundoi dot garën e saj për shkak të rrëzimit të amerikanes Nia Ali në baterinë e parë të 100 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës, pati një mundësi tjetër për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ajo do të garonte e vetme për të regjistruar kohën e saj, por përfundoi duke u rrëzuar, pasi u përplas me një nga pengesat.

Ajo e kaloi vijën e finishit duke u rrotulluar, pa regjistruar kohën e nevojshme për kualifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos