Juventus fiton miqësoren e parë, debutojnë Pogba e Di Maria

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 12:37 | Futboll
Juventus fiton miqësoren e parë, debutojnë Pogba e Di Maria

Juventus fitoi miqësoren e parë në turneun amerikan në Las Vegas. Bardhezinjtë mposhtën 2-0 skuadrën meksikane të Guadalaharës në një sfidë të dominuar nga fillimi deri në fund.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 10 kur Da Graca tundi rrjetën kundërshtare. Pas tij, në pjesën e dytë, Compagnon dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejt dhe mbylli çdo llogari.

Sinjale të mira dhanë dhe dy goditjet e merkatos së verës, Angel Di Maria dhe Pol Pogba. Përpara nisjes së sezonit të ri, bardhezinjtë do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera, ku fillimisht përballen me Barcelonën në 27 korrik dhe 4 ditë më vonë me Realin e Madridit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos