Mbrojtësi i Kombëtares protagonist, shënon për Honvedin

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 08:37 | Futboll

Ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventura e Herdi Prengës me skuadrën e tij të re në Hungari, Honved.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare realizoi gol në ndeshjen miqësore ndaj ETO në pjesën e dytë të takimit.

Sezonin e kaluar, Prenga ishte pjesë e Kisvarda-s, ndërsa edhe këtë vit do të qëndrojë në futbollin hungarez, por tashmë në radhët e Honved. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos