
Prej ditës së parë të kampionatit kombëtar të atletikës për të rritur, Vllaznia e sheh veten pranë shpalljes si ekipi kampion për vitin e 13-të me radhë.
Atletët e skuadrës shkodrane kanë dominuar pjesën më të madhe të garave, ku kanë grumbulluar 107 pikë.
Duke nisur nga disiplina e 100 metrave, me kampion Daniel Gurin, për të vijuar me garën e 400 metrave, ku Franko Burraj mbetet i padiskutueshëm në vendin e parë.
Vllaznia triumfoi gjithashtu në kërcim së larti me Gledis Haxhiaj dhe në stafetën 4x100. Izmir Smajlaj, një tjetër atlet shkodran, por që garon për Tiranën, u konfirmua si kampion i padiskutueshëm i Shqipërisë në kërcim së gjati. (A2 Televizion)