Gati droni kundër pandemisë, gjurmon njerëzit me temperaturë e kollë

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 11:23 | Bota

Policia në Westport të Connecticut është duke testuar një “dron për pandeminë” që mund të monitorojë dhe zbulojë personat me probleme infektimi në rrugët e frymëmarrjes në zonat publike.

https://youtu.be/6oNjo-eht0A?t=31

Raportohet se këta dronë mund të masin temperaturën e njerëzve nga një lartësi rreth 60 metra dhe kanë aftësi të gjurmojnë teshtimat, kollën, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen duke përdorur sensorët dhe pamjet kompjuterike.

Policia po punon për këtë projekt me kompaninë kanadeze Draganfly, e cila deklaroi për herë të parë në muajin mars se po punon me universitetin e Australisë Jugore për krijimin e dronit pandemik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos