OBSH në mbrojtje të Kinës: Covid-19 nuk është manipuluar apo krijuar në laborator

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 10:52 | Bota
OBSH në mbrojtje të Kinës: Covid-19 nuk është

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon të shuajë polemikat sa i përket zanafillës së virusit pandemik.

“Të gjitha provat e disponueshme tregojnë se koronavirusi i ri e ka origjinën nga një kafshë dhe nuk është një virus i manipuluar apo krijuar në një laborator”. Deklarata vjen nga zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib, e cila tha se pista më e besueshme është që origjina e Covid-19 të jetë nga lakuriqët e natës.

Mbetet për t’u zbuluar, sipas saj, mënyra se si ky virus është transmetuar nga këto kafshë tek njeriu. “OBSH po lufton dy pandemi, atë të virusit dhe atë të informacionit”, shton ajo duke përshëndetur përpjekjet e vendeve të shumta për të zbuluar origjinën e koronavirusit të ri. Mes tyre janë dhe Shtetet e Bashkuara, inteligjenca e së cilës po heton mundësinë e përhapjes nga një laborator i Wuhanit në Kinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos