Gati një vit nga rasti i parë, mbi 1800 të vdekur nga koronavirusi, 70 mijë të shëruar

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 18:51 | Aktualitet
Gati një vit nga rasti i parë, mbi 1800 të vdekur nga

Gati një vit nga rasti i parë i konfirmuar me koronavirusin në vendin tonë, situata vijon të mbetet e rëndë, madje në ditët e fundit edhe më kritike.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kanë ndërruar jetë edhe 20 persona të prekur me Covid-19, ndërsa një ditë më parë humbën jetën edhe 21 qytetarë, duke e çuar në 1,816 numrin total të personave që e kanë humbur betejën me këtë virus.

https://a2news.com/2021/03/01/koronavirusi-ne-shqiperi-764-raste-te-reja-659-te-shtruar-ne-spital/

Situata është rënduar edhe në spital, ku kemi një shtim të ndjeshëm të pacientëve të shtruar. Aktualisht, sipas shifrave të fundit nga ministria, janë 659 të shtruar, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se deri tani, nga 107931 persona të infektuar në total, 70413 prej tyre kanë arritur të mposhtin Covid-19.

Shpresëdhënës është procesi i vaksinimit që po vijon në disa qytete, me 14295 të vaksinuar në total. Ditën e martë pritet të vijnë edhe 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/01/shtyhet-me-24-ore-dergesa-e-pfizer-mbi-15-mije-dozat-e-vaksines-mberrijne-te-marten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos