
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri, duke e shtyrë dërgesën me 24 orë.
“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë. Ndërkohë informohen qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqendruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. (A2 Televizion)