Gati përballë çdo sfide, trupat shqiptare stërviten përkrah aleatëve në Bullgari

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 18:08 | Aktualitet

Forcat ushtarake të Shqipërisë ishin të pranishme në stërvitjen e radhës ushtarake që po zhvillojnë trupat e NATO-s në veriperëndim të Bullgarisë.

Më shumë se 1100 trupa nga Bullgaria, Italia, Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ishin të pranishme në manovrat e quajtura "Enhanced Vigilance Activity - 23".

Brigada shumëkombëshe ishte nën drejtimin e komandës italiane, ndërkohë që stërvitja që përfshinte tanke e avionë u ndoq nga dhjetëra drejtues ushtarakë të NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos