Infrastrukturë e dobët, Ksamili përtej bregdetit, lë për të dëshiruar

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 14:45 | Aktualitet
Infrastrukturë e dobët, Ksamili përtej bregdetit, lë

Ksamili i cilësuar si një nga perlat e bregdetit shqiptar, i krahasura madje edhe me Maldivet, e ka nisur sezonin që në mesin e muajit maj dhe aktualisht kapacitetet akomoduese të Ksamilit janë thuajse të plotësuara nga turistët një pjesë e mirë e të cilëve të huaj.

Por përtej bregdetit, Ksamili fatkeqësisht ofron një pamje dëshpëruese. Me një infrastrukturë që lë për të dëshiruar dhe me mungesë të theksuar të koshave apo kontejnerëve për mbeturina.

 Aq sa marketet kanë siguruar vetë kontejnerë duke i etiketuar që janë vetëm për to.

Vetë banorë të zonës shprehen se infrastruktura nuk i përgjigjet kërkesës së lartë që kanë turistët për Ksamilin.

Ndërsa, turistë të huaj me elegancë dhe dashamirësi e kanë konstatuar gjendjen e rrugëve dhe infrastrukturën e rrënuar të Ksamilit.

E ndërsa infrastruktura në rrugët kryesore lë për të dëshiruar, në brendësi të lagjeve situata është akoma më alarmante, pa ndriçim dhe me rrugë të pashtruara.

E megjithatë, bregdeti që ka falur natyra duket se po kompenson lënien pas dore të qytezës turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos