Gattuso merr fitoren e parë, Hysaj rikthehet në fushën e lojës

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 22:57 | Futboll
Gattuso merr fitoren e parë, Hysaj rikthehet në fushën e

Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e parë në krye të stolit të Napolit pas ndeshjes zhgënjyese që zhvilloi në shtëpi ndaj Parmës.

Kësaj radhe të kaltrit fituan me vështirësi në transfertën e Sassuolo-s me rezultatin 1-2, vetëm në minutën e fundit të takimit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 29 të takimit me Traore, më pas vjen dhe reagimi i Napolit, i cili barazon në minutën e 57 me anë të Allan. E atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit vjen dhe autogoli i Obiang në minutën e 95, i cili i dha dhe fitoren e parë Gattuso.

Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte rikthimi në fushën e lojës edhe pse si zëvendësues, i kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj. Shkodrani nuk shihej me sy të mirë nga Ancelotti dhe me ardhjen e Gattuso-s duket se gjërat kanë ndryshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos