
Thereza May po përballet me probleme reale në vendin e saj. Sikurse shkruan britanikja “The Sunday Times”, edhe gjashtë ministra të kabinetit kanë dalë kundër lideres së tyre dhe kërkojnë që dikush tjetër të merret me procesin e shkëputjes nga BE.
Kandidati më i mundshëm, sipas gazetës londineze, është zëvendësi i saj David Lidington. Kjo lëvizje pritet të forcohet më shumë në mbledhjen e nesërme të qeverisë.
Artikulli i gazetës vjen disa orë pas protestës së qytetarëve, të cilët të shumtë në numër manifestuan për Brexit.
Nga ana tjetër, May është izoluar mjaft kohët e fundit vijon artikulli, jo vetëm me aleatët e saj, por edhe në marrëdhëniet me Brukselin. (A2 Televizion)