Gjeçaj: Po cenohet imazhi i vendit në sytë e turistëve vendas dhe të huaj

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 22:05 | Kronikë
Gjeçaj: Po cenohet imazhi i vendit në sytë e turistëve

Aida Gjeçaj, nga Unioni Turistik Shqiptar, tha në studion e “Absolut 4” në A2 se me ngjarjet e fundit, “po cenohet imazhi i vendit në sytë e turistëve vendas dhe të huaj”.

“Jemi në kulmin e sezonit dhe prezenca e policisë ndihet shumë pak në rrugë dhe bregdet. Po cenohet imazhi i vendit në sytë e turistëve vendas dhe të huaj. Problemi i shezlongëve është një nga problemet që vjen nga mosfunksionimi i mirë i ligjit. Ndoshta e-Albania shmang disa abuzime, por nuk mundet që aplikimet për shezlongët të bëhen tani dhe ende nuk janë zgjidhur këto punë”, tha Gjeçaj.

“Mendoj se përgjigjja ndaj aplikimit duhet të ketë një afat, për shembull dy javë. Shteti nuk i dëgjon shumë operatorët turistikë sepse ne kemi dhënë ide se si mund të zgjidhej kjo problematikë. Mund të kthehemi te forma e plazhit publik, mund të ketë forma të ndryshme rregullimi, por sa herë sjellim ide, bien në vesh të shurdhër”, shtoi Gjeçaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos